Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për krizën politike.
Ashtu si çdo mëngjes, edhe sot Meta ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku thotë se “moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.
Statusi i plotë
E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!