MENU
klinika

Trendi i momentit...

Arsyet pse duhet të bëheni të paktën një herë bionde

06.08.2019 - 15:57

Vajzat e dinë shumë mirë që të ndryshosh ‘look’ ndonjëherë është e domosdoshme për t’u ndjerë mirë dhe ndryshe.

Të ndryshosh ngjyrën e flokëve nuk është e thjeshtë dhe kërkon shumë guxim. Koha perfekte për të guxuar është pa dyshim vera dhe stina e nxehtë është stina e biondeve.

Flokët biondë lidhen me verën, diellin dhe lumturinë. Po ashtu, ata të tregojnë më të ëmbël, prandaj të gjitha vajzat duhet ta mendojnë si opsion çeljen e ngjyrës së flokëve gjatë verës. Ekzistojnë nuanca bionde pafund dhe çdokush mund të gjejë atë që i përshtatet me tiparet e veta.

Po ju japim disa arsye se pse duhet të bëheni bionde të paktën një herë në jetën tuaj.

1. Flokët biondë ju tregojnë sexy, të sofistikuar, të pasur dhe misterioze.

2. Çfarë do të shkonte më shumë se asgjë në botë me lëkurën e nxirë nga plazhi? Sigurisht që flokët biondë.

3. Një bionde tërheq gjithmonë vëmendje.

4. Ngjyra bionde i tregon me më shumë volum flokët, sado të hollë të jenë ata.

5. Është vërtetuar se flokët biondë ndihmojnë në rritjen e humorit, vetëbesimit dhe i bëjnë vajzat të ndihen më tërheqëse.

6. Po ashtu, ata jua bëjnë më të thjeshtë mbulimin e thinjave.

7. Disa statistika tregojnë se biondet rezultojnë më të suksesshme në aplikimet për punë sesa brunet.

Epo besojmë se tani jeni më të sigurta për të hedhur hapin tuaj drejt flokëve biondë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN