MENU
klinika

Mësojini!

4 rregulla për një marrëdhënie afatgjatë

12.09.2018 - 20:37

Njihuni me disa sekrete për mënyrën se si ta krijoni një marrëdhënie të harmonishme dhe afatgjatë.

1. Ju nuk mund të detyroni dikë që t’ju dojë!

Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë dashurinë. Ju vështirë se do të jeni në gjendje të doni dikë që kokë e këmbë në dashuri me ju, nëse nuk ju pëlqen, a do të mundeshit?

2. Nëse keni përreth dashuri, do ta ndjeni!

Gjithkush ka të paktën një ide të përafërt se si shfaqet një qëndrim i mirë ndaj tyre. Ju patjetër do ta vini re nëse dikush ju veçon nga të tjerët, kalon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja – pavarësisht se çfarë ndodh.

3. Ju duhet ta doni veten në mënyrë që të mund të doni dikë tjetër!

Të duash veten nuk është egoizëm apo vendosja e kurorës në kokën tuaj: është respekti për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo do të thotë që kurrë nuk do të tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush.

Nëse dini sesi ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre.

4. Mos e mbani me zor dikë që nuk ju do më!

Sado mizore kjo mund të tingellojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i keni dhënë 3 fëmijë apo keni ndërtuar një pallat të mbushur me diamantë.

Romanca e re e aktorit me vajzën misterioze

Heidi heq dorë nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë!

Të ftuar, emra të njohur të politikës dhe...

Pas propozimit, Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit!

Rrëzon nga “froni” bashkëshortin e saj Jay-Z

Beyonce, artistja më e nominuar në Grammy Awards

Artistja i rikthehet aktrimit!

Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit

Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor

Si u njoh Mc Kresha me gruan e tij

Autoritetet argjentinase përjashtojnë vetëvrasjen

Vdekja e Liam Payne kthehet në një thriller policor