MENU
klinika

Konstituohet këshilli

Rakip Suli drejt Kamzës për të marrë bashkinë, krah tij Taulant Balla

07.08.2019 - 12:48

Ashtu si në bashkitë e të tjera të vendit është konstituuar sot edhe këshilli i bashkisë së Kamzës, ndërsa Rakip Suli pritet të betohet në krye të saj.

Konstituimi i këshillit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”. Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të rëndësishme nga radhët e Partisë Socialiste si Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati.

Kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit, Rakip Suli mori besimin e qytetarëve të bashkisë në Kamëz duke “sfiduar” kështu Xhelal Mziun.

Gjykata e Tiranës disa ditë më parë i dha mandatin kreut të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Kryetari ende në detyrë i kësaj bashkie, Xhelal Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua.