MENU
klinika

Video

“Rrezik serioz”/ Basha: Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet!

07.08.2019 - 15:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kthyer në rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e familjeve shqiptare.

Me një shënim në “Facebook”, kryedemokrati tregon se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me ndihmën e një bande kriminelësh.

Ai ka hedhur akuza për kryetarin e ri të Kamzës, Rakip Suli, i cili u betua sot para kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova”.

Ai përmend edhe emra të tjerë nga radhët e PS, që sipas tij kanë probleme të theksuara me ligjin, duke shtuar se Rama dhe krimi janë bërë njësh. Sipas kryedemokratit, pa larguar Edi Ramën qytetarët do të mbesin peng i krimit dhe i bandave.

  • Postimi i Bashës:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin