MENU
klinika

Çfarë po paralajmëron?

“Tërmet në vjeshtë”/ Deputeti: Do paralizojmë gjithçka!

07.08.2019 - 15:51

Deputeti Lefter Maliqi shkruan në “Facebook” se është koha që populli të marrë në dorë fatet e vendit.

Në mesazhin e tij, deputeti i ri paralajmëron protesta masive në vjeshtë, teksa shprehet se bashkë me gjethet e pemëve do të bien edhe gjethet e pemës së kalbur të rilindjes së krimit.

“Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrezohet me revolucion qendrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rruget duke paralizuar gjithcka ne menyre qe vendi te kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme”, shkruan ndër të tjera deputeti Maliqi.

  • Mesazhi i deputetit:

Populli duhet te marre ne dore fatet e vendit. Socialistet e ndershem e te zhgenjyer, demokratet, qytetaret, artistet, studentet etj. Boll me paqe me qeverine e krimit, korrupsionit, oligarkeve, papunesise, droges, pasigurise. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit nuk egziston me pasi, keshillat bashkiak dhe kryetaret e bashkive jane njepartiake, demokracia e pergjithshme dhe institucionale ne rrezik pasi mbi 90% jane te kapura nga e njejta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as kushtetute, as dekret te Presidentit, nuk njeh as opozite pasi e ka nxjerr jashte funksionit pa perfaqesim ne parlament, pa perfaqesim ne pushtetin lokal, pa perfaqesim ne institucione.

Rama ska as frike, as turp, as moral nga protestat paqesore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi cdo dite, jave e muaj i kane plasur skandale me krime, korrupsion, pergjime, cenim te sigurise kombetare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetem qesh, ironizon cdo qëndresë,cdo stres e vuajtje tuajën, dhe per te hequr vemendjen nga nje skandal, sajon skandale te tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione te jashtligjshme, policore etj. Rama duke varferuar popullin duke e detyruar rinine dhe eliten e vendit te emigroj, mban nen presion opoziten, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston kedo qe e kundershton per te mbajtur pushtetin nen kontroll te plot.

Vendi me krize te thelle e te rende politike, ekonomike dhe te pasigurise. Vendi drejt diktatures dhe shuarjes se shpreses per hapjen e negociatave ne 18 Tetor. Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrezohet me revolucion qendrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rruget duke paralizuar gjithcka ne menyre qe vendi te kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme, me sistem mazhoritar te paster, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhi deputetet e vet, qeverine e vet, presidentin e vet.

Nese nuk beni kete atehere ky vend po shkon i sigurt drejt diktatures me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtesi, polici dhe shume shpejt dhe me president vetem te Rilindjes se krimit, droges dhe korrupsionit. Koha nuk pret, ne vjeshte duhet zgjim popullor, revolucion demokratik,qendrese e fortë. Ne vjeshte bien gjethet pemëve se bashku me to duhet te bien gjethet e Pemës se kalbur te Rilindjes se krimit. Ne vjeshte duhet te lind shpresa, besimi per te ardhmen e demokracise Europiane, per sundimin e ligjit dhe kushtetutes.