MENU
klinika

Mijëra informacione sekrete për 2018-ën

SHISH: Ja nga çfarë rrezikohemi!

07.08.2019 - 17:58

Shqipëria mbetet e kërcënuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni si aktivitete kryesore potenciale që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Këtë e bën të ditur një nga institucionet më të rëndësishëm por edhe më i besueshëm në vend siç është Shërbimi Informativ Shtetëror.

Në raportin e tij të parë publik për vitin 2018, SHISH informon se lufta kundër krimit të organizuar si përparësi kryesore e qeverisë dhe agjencive ligjzbatuese janë në fokusin e punës së saj të përditshme.

Interes i shtuar për këtë fushë të SHISH bëhet për shkak të ndikimit negativ në zhvillimin ekonomik, pasojave sociale dhe cenimit të sigurisë kombëtare.

SHISH-i vlerëson se, struktura të tilla kriminale janë agresive, kanë prirje për zgjerim dhe përshtatshmëri, për të shmangur masat e shtuara të agjencive të zbatimit të ligjit. Falë kontributit të SHISH-it në strukturën “Forca e Ligjit”, janë realizuar operacione, të cilat kanë arritur ndërprerjen e veprimtarisë anti-ligjore që kryenin këto grupe kriminale.

Goditja dhe ndjekja e kësaj veprimtarie kriminale është shoqëruar edhe me fokus të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive e parave të gjeneruara nga kjo veprimtari kriminale. Terrorizmi është një kërcënim global dhe lufta ndaj tij është një tjetër përparësi shumë e rëndësishme për SHISH-in.

Ky institucion në raportin e tij vlerëson se kthime masive të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) nuk janë të pritshme në terma afatshkurtër.

Një pjesë e tyre, mund të tentojë të kthehet në vendet e origjinës ose në vende të treta nëpërmjet rrjeteve të trafikut njerëzor dhe krimit të organizuar.

Me gjasë, organizata do të tentojë të ringrihet në rajone me vakum sigurie. Por ky institucion me rëndësi kombëtare jep informacion edhe ndaj krerëve të shtetit për t’u dhënë një tablo më të qartë për vendimet politike që duhet të marrin por edhe për bashkëpunëtorët e jashtëm, siç janë partnerët tanë strategjike.

Për 2018-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3601 informacione për klientët brenda e jashtë vendit.

Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: – 521 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. – 302 informacione për ministritë e linjës, 1099 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

Këtu mund të lexoni të plotë “Raporti Publik 2018”