MENU
klinika

Akuzat

Në kërkim ndërkombëtar, kapen në Morinë dy shtetas nga Zvicra

08.08.2019 - 15:36

Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar dy persona, njëri shqiptar dhe tjetri i lindur në Zvicër që akuzohen për trafik droge dhe dhjetëra vjedhje.

Zyrtarisht bëhet e ditur se Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukselin dhe Interpol Bern Zvicër, vë në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë është arrestuar shtetasi belg K. Q., 26 vjeç, lindur në Hoy, Belgjikë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i shpallur nga Interpol Brukseli, Belgjikë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Antëerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg.

Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjestar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

Po nga Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë u arrestua shtetasi kosovar H. B., 28 vjeç, lindur në Dubrav, Kosovë.

Shtetasi H. B., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër me datë 08.07.2019 kanë lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese.

Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B., dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës.