MENU
klinika

Kaskada e Drinit

KESH: Niveli i Fierzës është 5.5 metra më lart nga mesatarja

08.08.2019 - 17:37

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka deklaruar dje se “situata në të gjithë kaskadën e lumit Drin është në kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, duke menaxhuar në mënyrë optimale prodhimin e energjisë”.

Në një prononcim për mediat, KESH thekson se veprat hidroenergjetike të kaskadës së Drinit po administrohen në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave.

“Sjellim në vëmendje të opinionit, se falë mirëadministrimit dhe menaxhimit të prurjeve në kaskadë gjatë periudhës së fundit, pavarësisht një viti të thatë dhe me reshje të pakëta, niveli i liqenit të Fierzës është sot mbi mesataren shumëvjeçare.

HEC_Fierza-konica.al

Niveli mesatar shumëvjeçarë në liqenin e Fierzës për datën 6 gusht është 281.36 metra, ndërsa niveli i datës 6 gusht 2019, i raportuar në një media ditën e djeshme në mënyrë jo të saktë, është 286.85 metra, ose 5 metra e gjysëm më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare”, thekson KESH.

Gjithashtu, KESH siguron opinionin publik se do të vijojë prodhimin e energjisë elektrike duke menaxhuar dhe administruar në mënyrë optimale prurjet në kaskadën e lumit Drin, gjithashtu mbetet i hapur për të bashkëpunuar me median për të informuar në mënyrë të saktë e në kohë reale opinionin publik për situatën në kaskadën e lumit Drin.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!