“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”.
Kështu deklaroi sot nga Kaçaniku dhe Ferizaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai shkruan se rinia ka pasur dhe do të ketë gjithmonë vëmendjen e plotë të PDK-së.
Sipas Veselit, partia që ai drejton ka krijuar kushte ndaj rinisë kosovare që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e tyre të lindjes.
“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.
Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë.
Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”-shkruan Veseli.