MENU
klinika

Kurban Bajrami

Haradinaj bën gjestin e veçantë për policët

11.08.2019 - 14:59

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme ka uruar ndryshe Kurban Bajramin për policinë.

Ai këtë mëngjes u ka shërbyer një grupi policësh kafe dhe ëmbëlsira ndërsa ka shpërndarë edhe një mesazh ku shkruan:

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e tij si dhe konfirmoi shpërndarjen e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj lë mandatin e kryeministrit të vendit për të dëshmuar në gjykatën e Hagës.