Ivan Perisic do të largohet nga Interi.
Lajmi ka ardhur nga e përditshmja gjermane “TZ”, që është shumë afër klubit bavarez. Anësori kroat ka pranuar t’i bashkohet ish-trajnerit të tij në kombëtaren kroate Niko Kovac te kampionët e Gjermanisë dhe mund të konsiderohet pasuesi i Franck Ribery në krahun e majtë të sulmit të bavarezëve.
“Do të zhvillojë vizitat mjekësore te Bayern në orët e ardhshme dhe të mërkurën do të stërvitet me skuadrën”, shkruan “TZ”
Marrëveshja mes dy klubeve është gjetur mbi bazën e huazimit (5 milionë euro) me të drejtën e blerjes për 25 milionë.
Për Perisic ky do të jetë një rikthim në Bundesliga pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Dortmundit dhe atë të Wolfsburgut.