Media italiane “La Verita” vijon të tronditë politikën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka publikuar video të reja të çështjes “Zhvatja”, që tregon një rast madhor korrupsioni të zyrtarëve të lartë.
Mediet kanë publikuar bisedën e plotë të përgjuar mes Bojan Jovanovski (Boki 13), Jordan Kamçev dhe Katica Janeva, ish-kryeprokurorja që u dorëhoq pas skandalit.
- Biseda e plotë:
Bisedë mes Boki 13, Orce Kamçev dhe Katica Janeva
Katica Janeva: Mirë, mirë, tjetrën unë e mbaj nën kontroll
Boki 13: Jo, ai ka frikë nga Lile
Orce Kamçev: Jo, nuk kam frikë
Katica Janeva: Unë jam shumë e angazhuar, prandaj nuk e mbaj nën kontroll rregullisht, përndryshe pa mua asgjë nuk mund të bëjë ajo. Dhe kështu
Boki 13: I thashë se ajo është më poshtë se ti, dhe se nuk guxon
Orce Kamçev: Po, po
Boki 13: Unë i thash
Paska qenë e vështirë të negociosh lirimin e Kamçevit nga arresti shtëpiak, përveç tij kanë përfituar edhe të tjerë, i ankohet Boki 13 biznesmenit Orce Kamçev, i dyshuar PSP-së në rastin “Perandoria”. Në serinë e sotme prej 27 minutave të audio regjistrimit të gazetës italiane La Verita, është dëgjuar disa herë zëri i prokurores speciale Katica Janeva.
- Bisedë mes Boki 13, Orce Kamçev dhe Katica Janeva
Orce Kamçev: Më fal tani sërish, sot, tetë personave u ka lëshuar Katica ftesa për 11,12, vëllait të Anës
Boki 13: Tetë personave u ke lëshuar thirrje
Katica Janeva: Për kontroll
Boki 13: Ajo është më mirë për shkak të procedurës që të kalojë gjithçka që në fund të jetë marrëveshja e fuqishme. A keni ndonjë gjë për të shtuar
Katica Janeva: Jo, jo, për shkak të asaj të ketë disa aktiviteteve në prill
Boki 13: Që disa aktivitete të ketë në prill thotë, prandaj
Orce Kamçev: Mirë, do të thotë çështje teknike, ashtu? Ajo është, le të mos flasim mirë.
Boki 13: Ashtu është
Orce Kamçev: Hajde, makijazh, makijazh, çao, çao.
Gjatë bisedave, Boki 13 thotë se një farë Zharkoje ka arritur të bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Për herë të parë në biseda përmendet kryeministri Zoran Zaev.
- Boki 13 dhe Orce Kamçev
Boki 13: Menaxhimi rreth Zaevit, e gjithë loja, unë tashmë atë konstruksion e kam menduar, bërë
Orce Kamçev: Ok Unë nuk përzihem, e shihni. Asgjë, madje as një milimetër nuk lëviz nga ajo që kemi rënë dakord
Boki13: Nesër do të takohem me atë
Orce Kamçev: Me Dejanin?
Boki 13: Jo
Orce Kamçev: Me Zharen?
Boki 13: Me Zokin
Orce Kamçev: Me Zokin?
Boki 13: Me Zaevin
Orce Kamçev: Mendoj se ai nuk do të shkaktojë probleme, por ti do të bisedosh ddhe do të më tregosh
Boki 13 i thotë Kamçevit se ai nuk duhet të ndajë detaje të kontratës së tyre me askënd, pas së cilës Kamçev e siguron atë se nuk ka diçka të tillë. Boki 13 gjithashtu vlerëson se shumë nga abuzimet Kamçevi ka arritur t’i bëjë me inteligjencë, domethënë ligjërisht. Kamçev për këtë i përgjigjet se janë të ngjashëm me Boki 13.
- Orce Kamçev-Bokit 13
“Shef, Maqedonia duhet të përdorë njerëz si unë, si ju, në segmente të ndryshme”./alsat.m