Sigurisht që një ndër ikonat e modës në Shqipëri mbetet dhe Jonida Maliqi, e cila sjell gjithmonë trendet e reja.
Ajo rrëmben gjithmonë vëmendjen me stilin unik, me të cilin prezantohet.
Fotot e saj artistike janë të kuruara në detaj përsa i përket veshjeve. Nga aksesorët tek veshjet Jonida Maliqi bën gjithmonë zgjedhjen e duhur.
Kësaj radhe ajo ka postuar një foto, e veshur me një fustan me printe limoni. Aq është dashur që Alketa Vejsiu të mos i rezistojë fotos së bukur dhe të lërë komentin që duket se shkon përshtat me veshjen.
“E freskët si limoni. Për të të shtrydh si limon,”- shkruan Alketa Vejsiu bashkëngjitur fotos së Jonida Maliqit.
Komente të tilla tregojnë qartë se Si Jonida ashtu dhe Alketa janë mike të mira mes tyre.