11.08.2019 - 21:28
Procesi për përfundimin e hipotekimit të pronave të ndara me ligjin 7501, dhe jo vetëm, ka ngrirë.
Gazeta “Panorama shkruan” se drafti i cili është cilësuar si zgjidhësi i problemit të pronësisë në vend ka vajtur për shqyrtim në Komisionin e Venecias dhe për rrjedhojë deri në paraqitjen e opinionit nga ana e tyre drafti nuk do të miratohet nga parlamenti.
E kështu nuk do të miratohen dot ndryshimet ligjore që thjeshtëzonin procedurën për pajisjen me certifikatë pronësie të tokave të marra në përdorim sipas ligjit 7501.