Diana Ruçi, e lindur në Gjirokastër.
Nuk mund të mos e keni njohur! Vendi i saj mban qëndron nën emrin e tingujve të rëndësishëm në tërësinë e kulturës shqiptare, në atë të muzikës polifonike.
Soliste kryesore e disa grupeve të polifonisë labe, “Jehona Shqiptare”, grupit polifonik “BASHKIMI”,”Bilbilejte” edhe së fundmi e Grupit të ri “Aromë Labërie”. Kështu, jo vetëm duke kënduar për ‘ndjekësit’ e saj, publikun e saj (PO, sepse të tillë zëra janë prijës në skenë), por edhe duke mbajtur gjallë magjinë e kësaj kënge.
Që në moshë të vogël ka qenë e apasionuar pas kësaj kulture shqiptare krahinore, e edukuar edhe nga prindërit me zërin e saj ka ngjallur interes të hershëm dhe për këtë është aktivizuar në grupe të ndryshme polifonike.
Interpretimet e saj janë mirëpritur nga publiku, është vlerësuar nga njerëz të artit e të kulturës si profesorët: Vasil Tole, Birçe Hasko, Roland Ceno, Artisti Popullit Kadri Roshi, Lazër Filipi si dhe muzikologët, Haxhi Dalipi dhe Bajram Lapi etj.
Aktivitetet kanë qenë të shumta dhe të larmishme si brenda e jashtë vendit si në Perugia Itali 1999, Gannat të Francës 2010, në Paris 2012, ne Skënderaj të Kosovës, 2015, 2017, 2018 në Iznik e Bursa të Turqisë 2018 etj, ndërsa brenda vendit në aktivitete kulturore artistike të shoqatave dhe ato që ka organizuar Ministria e Kulturës apo Bashkia Tiranë etj.
Krahas këngës labe, pasionin e ka edhe për muzikën popullore ku ka bërë Cd, Dvd, e video-klipe nga studioja Shqipja Master e Erlodi.
Përshëndetjet e ndryshme janë të vazhdueshme dhe kryesisht me Grupin “Arome Laberie” i cili është me përbërës nga dashamirës të trevës së jugut, kryesisht Gjirokastër e Tepelenë.