MENU
klinika

Kundërshtojnë ligjin e ri

Java e 10 e protestave, anulohen fluturimet në Hong Kong

12.08.2019 - 16:18

Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut janë anuluar për shkak se me mijëra protestues bllokuan terminalet, pas një mobilizimi edhe më të madh për shkak të zemërimit që shkaktuan përplasjet e dhunshme me policinë gjatë mbrëmjes.

Mbrëmjen e djeshme protestat u përshkallëzuan pasi hynë në javën e dhjetë. Me mijëra qytetarë raportohet se janë lënduar nga përplasjet me policinë.

Këtë të hënë, protestuesit hynë në aeroport duke bllokuar pasagjerët dhe duke anuluar të gjitha fluturimet.

Qytetarët e Hong Kongut kundërshtojnë ligjin për ekstradimet nga rajoni gjysmë-autonom drejt Kinës.

Ndonëse ligji është pezulluar, ai nuk është tërhequr zyrtarisht dhe për këtë arsye protestat nuk janë ndaluar.