Gjermania ka vendosur të pezullojë përkohësisht dërgimin e 35 milionë eurove në Brazil për ruajtjen e pyjeve të shiut të Amazonës për shkak të shpyllëzimit masiv.
Masa është rezultat i “shqetësimit të madh për shpyllëzimin në rritje në Amazonë, ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Brazil.
Sipas ambasadës, vendimi nuk do të prekte pasuritë e Fondit Amazona, në të cilin Gjermania është një donator kryesor.
Gazeta ‘O Globo’ shkruan se vendimi i Berlinit i referohet fondeve të caktuara për projekte të reja, të financuara nga Ministria e Mjedisit e Brazilit.
Prerja e pyjeve të shiut në Amazonë u rrit me 67 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, tha më herët Agjencia e Kërkimit Hapësinor të Brazilit, informacion ky i cili nga qeveria e këtij vendi u quajt ‘i pasaktë’.