12.08.2019 - 18:33
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, teksa skandali me korrupsionin gjigant “Zhvatja” vijon të zgjerohet dhe në dritë paralajmërohet se do të dalin të tjera detaje.
Këtë lajm e ka dhënë gazetari italian, Larsi Gajser, i cili publikoi me video super-skandalin, në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut.
Gazetari Gajser ka paralajmëruar se nesër do të publikojë fakte të reja për këtë rast, të quajtur “Reket”.
“Maqedonia: Nesër 13 gusht, prej ora 11, në Raido Kapodistrija.
Do të kyçem brenda në faktet drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gajser, përmes statusit të tij në “Facebook”.