MENU
klinika

Nxehet merkato e bavarezëve

Pas Perisic, Bayern ‘rrëmben’ yllin e Barcelonës!

12.08.2019 - 22:01

Vijojnë tratativat mes Barcelonës dhe Bayern Munich në lidhje me shanset mbi transferimin e mundshëm të brazilianit Philippe Coutinho në Gjermani.

Referuar medieve spanjolle, zbulohet të ekzistojnë dy skenare të mundshme për të konkretizuar transferimin.

Bavarezët synojnë të realizojnë transferimin duke u bazuar në formulën e huazimit. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, opsionet janë dy:

Coutinho-konica.al

Një huazim 2-vjeçar, gjatë të cilit Bayern Munich do të paguajë të gjithë pagën e Coutinho, ose në të kundërt, një transferim provizor për një sezon, me detyrim blerjen në përfundim.

Pavarësisht tratativave mes Barcelonës dhe Bayern Munich, nuk duhet përjashtuar gjithsesi, mundësia që në këtë transaksion të përfshihet fuqishëm edhe PSG, në tentativën e katalanasve për të arritur te rikthimi i Neymar.