MENU
klinika

Raporti

OBSH ngre alarmet për spitalet në Shqipëri

14.08.2019 - 08:55

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me te vërtete i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një klinikat shqiptare publikë në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018.

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”, thotë raporti.

Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika.

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor.

Më herët ekspertët vendas të shëndetësisë pohuan, se qeveria ka keqmenaxhuar sistemin e shëndetësisë me Koncesione PPP, të cilat thithin miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizimi.

Ekspertë pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin parandalues janë pajisjet mjekësore.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjecare dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit.

Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret./Monitor