Pezullohet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri.
Kjo vjen një ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.
Bëhet me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste.
Kur mandati i i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi përfundon zyrtarisht më datën 20 gusht sekretari i Këshillit dhe prefekti i Shkodrës ende nuk kanë caktuar një datë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.
PS duket se do të lërë në heshtje konstituimin e Këshillit Bashkiak deri në marrjen e një përgjigje nga Prokuroria për Pjetrin
Prokuroria ka nisur procedurat e verifikimeve, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it.
Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë”.