MENU
klinika

Krybashkiakët socialistë me probleme me drejtësinë

“Po përpiqet të lajë duart”/ Basha rendit emrat e “listës së zezë”

14.08.2019 - 14:04

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave ku ka folur sërish për Valdrin Pjetrin i dalë fitues në 30 qershor për të drejtuar bashkinë e Shkodrës duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se donte të bënte qytetar të parë një trafikant droge.

Basha tha se ka një përpjekje të shfrenuar për të shitur Valdrin Pjetrin dhe se Rama po përpiqet të lajë duart por se ai e dinte shumë mirë se kush ishte personi që kishte zgjedhur për të drejtuar Shkodrën.

“Zgjidhja që kishte Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge një kryebashkiak të krimit. T’iu vinte në krye një kryebashkiak 6%. Sot ka një përpjekje pët shfrenuar për ta shitur Pjetrin. Rama e shiti i pari menjëherë sot ka sulur mercenarët. Ata që i hynë me dhunë Shkodrës për të imponuar Vladrin Pjetrin sot kanë zbuluar se Valdrini nuk është i denjë më për Shkodrën.

E gjithë propaganda po përpiqet ta shesë si një mungesë inteligjence e një njeriu që deshi t’ia hedhë Edi Ramës. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës hde gjithë Shqipërisë është Edi Rama. Ai e çoi Valdrinin në Shkodër. Ai dhe vëllai i tij inauguruan hotelin e tij në Tiranë.

Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë”, tha Basha.

Sipas tij, Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik në Shkodër.

“Kjo i dështoi dhe tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart”, deklaroi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar “listën e zezë” të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga votimet e 30 qershorit, që sipas tij, janë me të shkuar kriminale ose me lidhje aktuale me krimin.

Basha ka renditur të gjithë emrat e socialistëve, që kanë marrë drejtimin e bashkive në vend, që rezultojnë me probleme me drejtësinë.

“Rasti i Valdrinit nuk është i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve, që Rama ua imponoi me dhunë shqiptarëve, janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale. Pjerin Ndreu në Lezhë, i nxjerrë nga lista e zezë e ambasadës amerikane, i larguar nga policia e shtetit për shkak të listës së zezë, u rikthye deputet me Ramën, u kap në dosjen 184 duke i bërë presion drejtorëve dhe mësuesve nëse nuk votojnë për PS dhe për këtë u kandidua.

Valbona Saka në Durrës, e përfshirë në vjedhjen e votave. Është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj. Artur Bushi në Krujë, i dënuar për trafik droge. Agim Kajmaku, person me dy identiteti, i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi. Dionis Imeraj në Dibër, me të shkuar kriminale, nën hetim për korrupsion, pjesë e vjedhjes së votave në Dibër.

Rakip Suli, duket të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht për konflikt interesi në Parlament, ku fitonte miliona me qira e kontrata. Tërmet Peçi i arrestuar e ndjekur penalisht nga Prokuroria për trafik droge”, ka deklaruar Basha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin