MENU
klinika

Parlamenti Evropian

Historike/ Evropa heq vizat për Kosovën

13.09.2018 - 14:03

Në seancën e sotme, Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.
Votimi në Parlamentin Evropian ishte parashikuar për muajt e ardhshëm por sipas njoftimit të komitetit LIBE “disa grupe parlamentare në Parlament kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit”. 

Pasi që të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të kualifikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN