MENU
klinika

Armë nga Serbia drejt Shqipërisë

Krimet e Rënda marrin vendimin për kosovarin

15.08.2019 - 12:27

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e ‘’arrestit me burg’’ për shtetasin kosovar Ylber Ademi, i cili akuzohet për ‘’trafik armësh’’.

51-vjeçari u arrestua në aksin Elbasan-Peqin, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet kjo sasi armatimi: 19 pistoleta të markave të ndryshme, 400 fishekë, 4 kallëpe lënde eksplozive TNT me peshë 1.6 kg dhe 3 celularë.

Materiali i gjetur në makinën e tij vinte nga Serbia dhe kishte kaluar brenda në Kosovë për t’u shitur në Shqipëri.

Ai mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet e rendit. Ademi rezultoi se e kryente i vetëm këtë operacion dhe nuk bashkëpunonte me persona të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I'u gjetën 19 pistoleta, 400 fishek dhe tritol

Trafikonte armë, policia arreston 51-vjeçarin