MENU
klinika

U formua te Barcelona

Futbollisti i kombëtares kthehet në Spanjë!

15.08.2019 - 18:01

Ivan Balliu është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Almeira. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare firmosi pak ditë më parë kontrëtën, ndërsa ka bërë edhe daljen e parë përpara mediave spanjolle. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim në shtëpinë e tij.

Balliu është rritur në akademinë e Barcelonës, përpara se të vazhdonte karrierën tek Arouca në Portugali dhe më pas te Metz në Francë.

Falënderoj drejtuesit që më besuan dhe do të jap gjithçka që të realizojmë objektivat që ka klubi këtë sezon. Jam mbrojtës i shpejtë dhe më pëlqen të sulmoj.

Po pres të luaj sa më shpejt që të bëjmë rezultate pozitive dhe të përballemi me të mëdhenjtë. Këtë profil më kanë formuar tek akademia e Barcelonës, ndaj ndihem një lojtar i vlefshëm dhe i rëndësishëm për ekipin në këtë projek”, është shprehur Balliu.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën që militon në Segunda Division dhe që në këtë sezon kërkon të kthehet në La Liga.