MENU
klinika

3-mujori i parë i vitit

Flukset hyrëse të Investimeve Direkte u zgjeruan me 1,6%

15.08.2019 - 19:48

Flukset hyrëse të Investimeve Direkte u zgjeruan me 1,6% në 3-mujorin e parë 2019.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, flukset e investimeve kryesore janë të përqendruara kryesisht në sektorin e “energjisë” pasuar nga sektori i “hidrokarbureve”.

Flukset totale hyrëse të investimeve direkte llogariten në rreth 9,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Për tremujorin në analizë, flukset neto të investimeve direkte financuan rreth 114,9% të deficitit të regjistruar korrent.

Në fokus të qeverisë për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit, mbetet tërheqja e Investimeve te huaja direkte me prioritet në sektorët ku ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu dhe në zhvillimin e sektorëve që ende nuk janë duke performuar me potencialin e tyre të plotë.

Të tillë sektorë janë: sektori i energjisë së rinovueshme, sektori i turizmit, sektori i agrobiznesit, sektori i infrastrukturës dhe ai i shërbimeve. Shqipëria ka përshtatur një kuadër ligjor liberal të projektuar për krijimin e një klime të favorshme investimi për investitorët e huaj, rritmi i të cilave po vijon në rritje progresive të qëndrueshme.