MENU
klinika

Ja kush është e ftuara e parë VIP

Dasma madhështore e Bleros dhe Afrona Dikës

16.08.2019 - 15:46

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero dhe modelja Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator.

E ndërsa dita e madhe po afrohet, dje ata kanë zbuluar për herë të parë ftesën e këndshme të dasmës. Çifti do të ketë mbi 600 të ftuar, mes tyre shumë të famshëm.

Ndër të parat vajza të famshme që kanë zbuluar se janë ftuar në dasmën e Bleros, është Afërdita Dreshaj.

Ajo ka publikuar një foto të ftesës që ka marrë në Instagramin e saj, ku shkruan: “Vëllai im po martohet”.

 

 

Afërdita është e para që ka zbuluar se çfarë shkruhet saktësisht brenda ftesës së Bleros dhe Afronës të cilët do të martohen buzë detit në Shëngjin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Gjithçka që ti përfaqëson është..."

Blero urim special nënës në ditëlindjen e saj