MENU
klinika

Tashmë 1001 arsye për të vizituar!

Korçarët, dhuratë Ramës, harrojnë detajin më të rëndësishëm

17.08.2019 - 16:52

Parisin e vogël të Shqipërisë, Korçën ka 1000 arsye për ta vizituar, por këtë verë janë bërë 1001 arsye!

E dini përse? Sepse në Pazarin e qytetit, aty ku mblidhen të gjithë, janë ekspozuar disa makina retro, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës…Ky është një projekt nga Blendi Gonxhja së bashku me koleksionistët e riparuesit e pasionuar të makinave të vjetra.

Një pjesë të këtyre fotove i ka publikuar disa foto, ku mes tyre shqyhet edhe një makinë me targa ku shkruhet “Edi Rama”. Kreu i qeverisë e ka deklaruar se nuk e di makinën e rrjedhimisht as nuk ka patentë, por një gjë e tillë e ka befasuar.

Projekti parashikon që për një kujtim të bukur, targat personalizohet, ndoshta edhe thjesht për një foto.

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas. Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit.

Bravo Blendi Gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur retro.albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra”, shkruan Rama.