MENU
klinika

Kontrolli i subjekteve

Vlora në “ethe”, zbarkon aksioni kundër informalitet

17.08.2019 - 20:51

Aksioni kundër informalitetit vijoi me kontrollet në subjektet që tregojnë produkte të akcizës në zonën e Vorës.

Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton.

Drejtori i Doganave Arlind Gjokuta tha se detyrimi që iu ngarkua subjektit është 150 mijë euro.

“Detyrimi imunguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe penaliteti i aplikuar për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë, ose 150 mijë euro .”

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se kontrollet do të vijojnë me qëllim shtrirjen e planit kundër informalitetit në të gjithë vendin.

Në ato subjekte ku paligjshmëria është evidente gjobat janë shumë fish. Ky nuk është aksion por plan që do të vijojë gjithë kohës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Arlind Gjokuta, tha se kontrollet bazohen në bazë të informacioneve të sistemit të vlerësimit të riskut, me fokus të veçantë në subjektet e mëdha.