MENU
klinika

Aksident i rëndë

Vdekje në rrugët e Vlorës, humb jetën në spital 60-vjeçari

18.08.2019 - 17:15

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se ngjarja është shënuar në Peshkëpi të qytetit bregdetar, teksa një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka marrë plagë të rënda 60-vjeçari Z. L., pasagjerë në mjetin tip Mitsubishi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

  • Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier