Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një helikopter është rrëzuar këtë pasdite, duke iu marrë jetën tre personave.
Mediet greke raportojnë se helikopteri është rrëzuar në zonën detare mes Poros dhe Galatas, duke lënë të vdekur pilotin dhe dy pasagjerë rusë.
Shkak i rënies në det të helikopterit ka qenë kontakti i tij me një kabllo të energjisë elektrike.
Ndërkohë, trupat e viktimave janë nxjerrë nga deti dy orë pas aksidentit.
Në operacionin e kërkimin u përfshinë 6 nëndetëse të marinës dhe një helikopter ushtarak. Si pasojë e aksidentit ishulli Poros dhe disa zona të Galatas kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se helikopteri u ngrit nga Kraniti në Galata dhe destinaconi i fundit ishte aeroporti i “Eleftherios Venizelos”.