Kjo verë e nxehtë evropiane duhet t’i ketë rënë në kokë më shumë se një personi. Kështu e nis shkrimin e saj portali italian interris.it, e cila sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo të Himarës, Shqipëri, ku Mihal Kokëdhima sulmoi turistët spanjollë të cilët ikën nga restoranti i tij pasi nuk u pëlqeu ushqimi dhe shërbimi.
“Dy ditë më parë në Paris një burrë qëlloi një kamerier, duke e vrarë sepse sipas tij, kishte qenë shumë i avashtë dhe ia kishte vonuar drekën. Disa ditë para një episodi tjetër të rëndë, këtë herë në Shqipëri, ku fatmirësisht askush nuk vdiq.
Turistët spanjollë shkuan për drekë në qytetin e Porto Palermo, në jug të vendit, por nuk u pëlqeu shërbimi. Menaxheri i restorantit, Mihail Kokedhima, mesa duket e ka pëlqyer edhe më pak gjestin e tyre të ikjes dhe filloi të ndjekte makinën e tyre, me shofer shqiptar, dhe u hodh mbi kofanon e saj.
Siç dëshmohet nga pamjet që kanë bërë xhiron e internetit, xhiruar nga një prej personave në makinë, pronari me një egërsi shqetësuese goditi xhamin e makinës e cila ishte në lëvizje për një kohë të gjatë me grushta, deri sa e theu.
Në kabinë turistët ishin të tmerruar, nga duart e plagosura nga copat e xhamit të cilat kishin shkaktuar gjakderdhje.
Turistët spanjollë prapa filmuan gjithçka dhe i luteshin shqiptarëve që njëri prej tyre të lajmëronte policinë.
Në një moment shoferi ndalon makinën, njeriu më pas rrëshqet nga kofano e furgonit dhe përpiqet të hap derën. Atëherë burri në timon fillon përsëri të ngasë makinën dhe ikën, duke siguruar turistët e frikësuar. Mihal Kokedhima u arrestua për sulmin”.