Barcelona zgjohet dhe troket me një oferte zyrtare në dyert e PSG për të rikthyer Neymar në “Camp Nou” por klubi francez i ka kthyer një përgjigje negative duke e konsideruar të ulët ofertën e tyre: Barcelona kërkon të “rrëmbej” brazilianin në formë huazimi më të drejtë blerje, me një çmim të fiksuar prej 160 milion euro.
PSG është i hapur të negocioj me çdo klub që kërkon shërbimet e Neymar por kërkesa e tyre mbetet fikse: 220 milion euro, aq sa investuan dy vite më parë për ta transferuar në Paris. Oferta e Barçës ka bërë që Juve dhe Real Madrid, dy klubet e tjera të interesuar për të, të mos heqin dorë nga Neymar, fundja ofrojnë më shumë.
Juve p.sh ofron 100 milion euro kesh plus kartonin e Dybala. Një ditë më parë të gjithë gazetat spanjolle ishin hapur me të njëjtin lajm: Juventus futet në garë për Neymar ndërsa këtë të mërkurë kanë një tjetër version.
Ndryshe nga “Mundo Deportivo” dhe “Sport”, të cilat janë optimiste për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, “Marca” beson se Real Madrid është favorit deri në këtë pikë, kjo për vetë faktin se presidenti Perez ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin e PSG.