MENU
klinika

Investimet në Shirokë

Një ‘parajsë’ e re në Shkodër

21.08.2019 - 11:56

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur në zbatimin e projekteve për Shkodrën. 

Një ndër to është edhe vija e liqenit të Shkodrës. Përmes një postimi në facebook, ilustruar përmes fotove, Rama shkruan se ka nisur faza e parë e këtij projekti, për të cilin qeveria shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian.

“SE SHPEJTI… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj? Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian???” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotove.