MENU
klinika

“Më kapi mamin për fyti!”

Pas 16 vitesh zbulohet arsyeja e sherrit

24.08.2019 - 10:07

Fëmijët e viteve ’90, me siguri do të kujtojnë si një prej lajmeve më të bujshme të mediave rozë në vitin 2003 sherrin mes dy këngëtareve më në zë asokohe në Kosovë: atë mes Adelina Ismilit dhe  Leonora Jakupit.

Dy yjet e skenës muzikore shqiptare u përleshën me njëra-tjetrën në prapaskenat e një koncerti ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri, për arsye të panjohura… deri më sot. 16 vite më pas,  Adelina Ismaili ka rrëfeyr për herë të parë se arsyeja përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve.”-shprehet Ismaili. Dhe këtu duket se ka qenë pikënisja e sherrit që për vite me radhë do të përmendej parreshtur në mediat rozë.

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë.” –tregon Adelina duke i vënë kapakun njëherë e mirë, të paktën versionit të saj të historisë së bujshme.

Por si janë marrëdhëniet sot mes dy artisteve?

Adelina u shpreh se pavarësisht marrëdhënies së tyre, shto këtu dhe qëndrimet e tyre të kundërta politike, ajo nuk e ka të qartë a janë apo jo rivale.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër.”-u shpreh Ismaili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunimi i rradhës...

Adelina Ismaili me një këngë të re?