MENU
klinika

Shfrytëzonin vajza për prostituta

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, 22 të arrestuar

14.09.2018 - 09:51

22 persona janë arrestuar në Milano me akuzën ‘Shfrytëzimi i rëndë i prostitucionit’.

Sipas mediave italiane në aksionin e finalizuar këtë mëngjes, janë vënë në pranga 22 persona, të gjithë shqiptarë, përveç një gruaje rumune.

Policia bën me dije se ata e kishin të mireorganizuar aktivitetin kriminal.

Ata shfrytëzonin vajzat në zonat Brianza dhe Como.

Aksioni për kapjen e tyre u krye në gjithë Lombardinë.