Pasi siguroi këtë verë mbrojtësin e Leicester, Harry Maguire, për 80 milionë stërlina skuadra e Manchester United është gati t’i rrëmbejë “dhelprave” një tjetër talent.
Bëhet fjalë për mesfushorin 22-vjeçar James Maddison.
Sipas “Sunday Mirror”, ky transferim do t’i kushtojë sërish 80 milionë stërlina “djajve”.
Maddison është në sezonin e tij të dytë te skuadra e Leicester, ku vjet realizoi 7 gola në 36 ndeshje në debutimin e tij në Premier League.
Talenti britanik, që pritet të grumbullohet edhe në kombëtare, konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, rreth të cilit ai pritet të ndërtojë skuadrën.
Ende nuk dihet nëse ky transferim mund të kryhet që këtë verë apo palët do të presin merkaton e radhës, në janar apo pas një viti.