Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal.
Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.
Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre.
Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm. Si rrjedhojë, ndjesia e urisë shtohet përtej çdo imagjinate.
Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.
Gjumi është i rëndësishëm sepse i jep kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet.
Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë.