Totenham Hotspurs pas dy paraqitjesh dinjitoze në Premier League, në javën e tretë e ka humbur ecurinë pozitive.
Ekipi i Pochettinos është ndalur nga Newcastle e cila vinte pas dy humbjesh.
Një gol i Joelinton në minutën e 17′ vendosi fatin e gjithë ndeshjen në një rezultat minimal 0-1 në Londër.
Totenham që vinte nga një fitore me Aston Villën dhe një barazim në Etihad Stadium ndaj Manchester City është ndalur pikërisht nga Newcastle e cila pak orë para se të fillonte ndeshja kishte 0 pikë.
Bardhezinjtë kishin humbur në dy ndeshjet e para ndaj Arsenal dhe Norëich por duket se një trajner i vjetër në Angli si Steve Bruce dhe transferimet e lojtarëve të talentuar si Allan Saint- Maximin, Joelinton, Emil Krafth apo veterani Andy Carroll po japin rezultatet e para tek ekipi verior i Anglisë.