MENU
klinika

Mësojni!

Shtatzënia: Shtatë ushqimet që nuk duhet t’i fusni në gojë

26.08.2019 - 14:21
  • Peshku krudo

Konsumi i peshkut krudo nuk këshillohet pasi rrit riskun e kontaminimit me viruse të ndryshme. Këto viruse mund të jenë bartëse të Hepatitit A, si dhe mund të jenë baktere si Salmonela, ose Listeria. Nëse nuk jeni të bindur në lidhje me kushtet në të cilat është trajtuar peshku krudo, bëni mirë që gjatë shtatzënisë të mos e konsumoni. Gjithashtu këshillohet që të mos konsumohen peshqit e mëdhenj, si dhe minimizimi i konsumit të tonit, kjo për të eliminuar ekspozimin ndaj metaleve të rënda si mërkuri.

  • Mishi i pa gatuar

Edhe në rastin e mishit është e mira që të shmanget konsumi i tij kur nuk është i gatuar plotësisht. Në veçanti për gratë që kanë dalë me rezultat negativ në analizën toxo test, konsumi i mishit të pa gatuar mund të sjellë pasoja të rënda. Kjo pasi ato janë shumë të ndjeshme ndaj toxoplasmoza dhe mund të rrezikojnë edhe helmimin prej tij.

  • Vezë e pa gatuar

Konsumi i vezës së pa gatuar, ose të gatuar pak mund të sjellë edhe rrezikun e infektimit me salmonelë. Është e mira të evitohen vezët që nuk gatuhen plotësisht, si dhe gatimet që kanë në përbërje vezë të pa gatuara, si për shembull tiramisuja.

  • Kërpudha të pa gatuara

Para se të hani kërpudhat duhet të jeni të sigurta që nuk janë helmuese. Duke kaluar këtë fazë të parë, mundohuni që të shmangni kërpudhat e pa gatuara. Të gatuara, mund të konsumohen, por gjithsesi pa e tepruar. Kjo pasi kërpudhat mund të kenë përmbajtje të elementëve toksikë që vijnë nga ambienti.

  • Kafe dhe çaj

Kafeina mund të gjendet si në kafe edhe në çaj, nëse këto të dyja konsumohen në sasi të shtuar, mund të sjellin pasoja edhe në zhvillimin e fetusit, madje në disa raste të caktuara mund edhe të rrisë rrezikun e abortit spontan.

  • Alkooli

Alkooli është një “mollë e ndaluar “ për çdo grua shtatzënë, kjo pasi mund të sjellë dëme të pakthyeshme për foshnjën. Alkooli e kalon shumë lehtë placentën dhe në këtë mënyrë e ka shumë të lehtë që të dëmtojë fetusin