26.08.2019 - 15:29
Së fundmi Julian Deda ndodhet në Veri të Shqipërisë, në Valbonë, ku po punon për një projekt të ri.
Aktori nuk ka zbuluar ende për çfarë bëhet fjalë, megjithatë me shumë gjasa ai do të bëhet pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.
Teksa xhirimet kanë nisur, aktorët po përshtaten me rolet e tyre dhe Julian Dedës i është dashur të bëjë një ndryshim rrënjësor në pamjen e tij.
Së fundmi aktori ka publikuar një foto ku shfaqet duke lyer flokët dhe mesa duket ai do i bëjë me fije.
“I’u a di hallin mi gra”, shkruan Juli në përshkrimin e fotos.
Epo në fund të fundit, këto janë sakrificat që duhet të bëjnë aktorët për rolet e tyre.