Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por nuk i ka shpëtuar provokimit të një gazetari shqiptar.
Bëhet fjalë për gazetarin, Furkan Saliu, i cili kishte zgjedhur të vishte një bluzë me figurat më të njohura shqiptare mbi të cilën shkruhej: “Sapo dolëm nga pylli”.
Ky veprim i gazetarit është bërë si kundërpërgjigje ndaj deklaratës fyese të kryeministres së Serbisë në adresë të liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti si “njerëz që kanë dalë nga malet”.
Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ndërsa u komentua gjatë edhe në rrjetet sociale.
Kryeministrja serbe nuk bëri asnjë koment për fotot e Nënë Terezës, Rita Orës, Xherdan Shaqirit,Granit Xhakës, Luan Krasniqit, Bebe Rexhës, Jim Belushi apo Majlinda Kelmendit.
Sjellja e gazetarit shqiptar ka marrë vëmendjen të madhe në mediat maqedonase, por edhe ato serbe.