MENU
klinika

Gjykata cakton masën e sigurisë

Vrasja e të riut, shpallen në kërkim ndërkombëtar vëllezërit Kusi

26.08.2019 - 17:10

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë për dy vëllezërit Kusi, të cilat katër ditë më parë dyshohet se ekzekutuan me plumb në kokë të riun, Indrit Çelaj.

Tani dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi do të shpallen në kërkim ndërkombëtar në lidhje me krimin e kryer në zemër të Tiranës.

Një ditë më parë, togat e zeza caktuan masën “arrest me burg” për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, konkretisht babain e dy vëllezërve Kusi (Bujar Kusin) si dhe për dy persona të tjerë si Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.

Indrit Çela u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA