Komentuesit shpesh flasin për afrimitetin e Presidentit Trump me diktatorët si Vladimir Putin ose Kim Jong Un. Megjithatë mundet që shpirti i vërtetë binjak i presidentit të ShBA-së jeton në Tokio.
Kohët e fundit, kryeminstri japonez Abe ka vendosur një sërë kufizimesh të rrepta tregtie për Korenë e Jugut, duke demonstruar gatishmërinë e tij për të vendosur interesat kombëtare të vendit të tij mbi gjithçka tjetër, përfshirë marrëdhëniet bilaterale me një fqinj të ngushtë.
Lëvizja e Abe duket si e frymëzuar nga Trump. Që nga marrja e detyrës, presidenti i SHBA ka ndjekur në mënyrë agresive interesat e perceptuara të vendit të tij, duke mos u shqetësuar shumë për lidhjet tradicionale me miqtë dhe partnerët.
Në sipërfaqe, Abe duket se po përdor kufizimet e tij të tregtisë si një lloj hakmarrje ndaj Koresë për një betejë të gjatë në historinë e tyre.
Megjithatë, është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se Abe po përdor debatin si mbulim për ndjekjen e axhendës ekonomike të Japonisë. Me qëllimin e tanishëm si një justifikim, Japonia po forcon konkurrencën e kompanive të saj që konkurrojnë kokë më këmbim me homologët e tyre koreanë në shumë fusha, duke përfshirë automjetet dhe elektronikën.
Vendimet e Japonisë, dhe reagimet pasuese të Seulit, ka të ngjarë të prishin zinxhirët e furnizimit global dhe të dobësojnë aleancën tre-palëshe midis Uashingtonit, Tokios dhe Seulit, në një moment kur ajo aleancë është e nevojshme shumë për të kundërshtuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe rritjen e Kinës në rajon.
Për sa i përket tregtisë, opsionet e Koresë janë shumë të kufizuara pasi kompanitë e saj kryesore janë shumë të varura nga furnizuesit japonezë për materialet dhe pajisjet kryesore. Sondazhet e parashikimet e studiesve tregojnë se rritja ekonomike e Koresë këtë vit do të jetë më e ngadalta në një dekadë, pjesërisht për shkak të veprimeve të fundit të Tokios.
Abe dhe Trump kanë krijuar një kimi pozitive që është e dukshme gjatë takimeve të tyre të gjata dhe të shpeshta. Kur Trump vizitoi Japoninë në maj për kurorëzimin e perandorit të ri të vendit, të dy udhëheqësit u përqafuan me njëri-tjetrin, duke luajtur një raund golfi, duke ngrënë Sushi, duke bërë mundje sumo.
Abe dihet se është një nga disa liderët që Trump pëlqen shumë.
Lëvizjet e fundit të Abe kundër Seulit kanë zemëruar shumë Koreanë e Jugut, por ata mund të forcojnë pozicionin e tij politik në shtëpi, ashtu si sjellja e ashpër e Trump ndaj aleatëve amerikanë për hir të “America First” kënaq mbështetësit e tij.
Deri më tani, kombet në periudhën e pasluftës kanë prirur të rezistojnë duke përdorur tregtinë si një armë në mosmarrëveshjet politike. Por, në këtë epokë të hiper-nacionalizmit, shumë kombe po mësojnë gjithnjë e më shumë nga Trump.