Isabel Toledo, stilistja e njohur me origjinë nga Kuba, ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes në moshën 59 -vjeçare pasi vuante nga kanceri në gji.
E lindur në Camajuani, Kubë në vitin 1961, Toledo u transferua në New York, në një moshë të re, ku takoi bashkëshortin dhe partnerin në punë, Ruben Toledo në shkollë të mesme.
Pasi studioi në Institutin e Modës së Teknologjisë dhe Shkollën e Dizajnit Parsons, Toledo prezantoi koleksionin e saj të parë në vitin 1985.
Në një intervistë të vitit 1989 Toledo e përshkroi punën e saj si “jo shumë seksi”.
“Unë nuk e zhvesh trupin. Ti e di që ke një trup të mirë; askush tjetër nuk duhet ta dijë”, tha ajo.
“Kur një grua ecën në një vend me rrobat e mia, ajo do të vihet re përfundimisht, që do të thotë se ajo duhet të jetë e sigurt, sepse ajo merr shumë hapësirë “.
Isabel Toledo ka punuar shkurtimisht si drejtoreshë krijuese në Anne Klein nga 2006 deri në 2007, por mbase është e njohur më së miri për veshjen e Zonjës së Parë Michelle Obama në inaugurimin e Barack Obamës si president në vitin 2009.