MENU
klinika

“Kajmaku u arrestua në Greqi”

Prokuroria i kërkon PD dokumentacionin

27.08.2019 - 16:27

Prokuroria e Përgjithshme e cila u vu në lëvizje nga Partia Demokratike për të hetuar të kaluarën e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku po përpilon një letërporosi për autoritetet greke, për të konfirmuar nëse i zgjedhuri vendor është arresruar në shtetin helen në 2003, fakt të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Burime pranë institucionit qendror të akuzës thanë se të hënën i drejtuan një kërkesë sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi për t’i vënë në dispozicion të gjitha dokumentat e bëra publike.

Dokumentat, sipas të cilave rezulton se Agim Kajmaku është arrestuar në 2003 në Greqi nën emrin Jorgo Toto, për falsifikim monedhash dhe i ka ikur gjykimit duke u kthyer në atdhe, janë në gjuhën greke dhe janë dërguar për përkthim.

Një burim pranë prokurorisë tha se nga autoritetet greke do të kërkohen të dhëna lidhur me arrestimin e mundshëm të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, rrethanat në të cilat është ndaluar,  si dhe fazën në të cilën ndodhen hetimet.

Kryebashkiakut i janë marrë edhe shenjat e gishtërinjve, të cilat do të dërgohen për krahasim në shtetin fqinj, ku ai dyshohet të jetë në koflikt me ligjin.

Njëherazi – konfirmoi burimi  – është kërkuar informacion nga disa institucioneve në vend në kuadër të hetimit të celur.

Agim Kajmaku i cili mori drejtimin e bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit i ka mohuar akuzat, edhe pse tashmë janë institrucionet e drejtësisë, që do të thonë fjalën e tyre, nëse ai ka ose jo hesape të pambyllura me drejtësinë greke. Nëse fakti që denoncon opozita konfirmohet atëherë Kajmaku humbet mandatin dhe ndaj tij nisin hetimet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme