MENU
klinika

Si përgjigjet prokurorja

Ku janë milionat në çantën e “Boki 13”?

27.08.2019 - 20:56

Bojan Jovanovski do të thirret për të dhënë një deklaratë në Prokurorinë Speciale për çështjen “Reketi”.

Kështu ka deklaruar prokurorja, Vilma Ruskoska, pas një takimi që zhvilloi me Këshillin e Prokurorëve Publikë ku dhe pritet të vendoset për fatin e Katica Janevës.

Sipas INA, Prokurorja Ruskoska nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve, të cilët u interesuan në lidhje me faktin se ku është shuma e parave që panë të gjithë qytetarët pas publikimit të materialit nga media italiane “La Verita”.

Ajo theksoi se është duke u zhvilluar një hetim financiar në lidhje me këtë rast, por nuk dha detaje nëse paratë janë bllokuar apo janë hedhur në qarkullim.

“Pra, ne dimë diçka, jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha Ruskoska.