Në gusht 1521, eksploratori spanjoll Herman Kortes, dërrmoi aztekët duke pushtuar kryeqytetin e perandorisë së tyre dhe kështu i dha fund qytetërimit të tyre.
Njeriu që do të ndiqte hapat e Kortesit ishte një admirues i sukseseve të tij, ai quhej Francisko Pizarro.
Për rininë e Pizaros, dihen pak gjëra. Ishte biri bastard i një fisniku ushtarak spanjoll dhe i një nëne nga shtresat e popullit të thjeshtë, që e la në shkallarët e një kishe kur ishte foshnjë. Për edukimin e tij nuk është treguar kujdes. Ai nuk dinte të shkruante as të lexonte. Në moshë të re iu desh të siguronte vetë jetën.
Nëse do t’u besojmë tregimeve, ai kujdesej për derrat. Për të fituar diçka më tepër, zuri punë (në moshën 40 vjeçare) si marinar në një anije që shkonte në Botën e Re., ku u bashkua në vitin 1513 në ekspeditën e Vasko Njunez de Balboa në Paqësor. Ai bëhet mik me eskploratorin por për t’i bërë qejfin guvernatorit të Panamasë, e arrestoi Balboan dhe ia dorëzoi xhelatit të tij.
Pizaro u bashkua me një tjetër ushtar analfabet, Diego de Almarago, dhe me një prift, Fernando de Luk, në kërkim të një perandorie, për të cilën thuhej se ndodhej në Jug, në brigjet e Paqësorit. Ata i morën leje guvernatorit të Panamasë për të eksploruar bregun, por, kur biseduan me të, nuk e përmendën arin.
Pas harxhimit të madh të kohës dhe kuturisjeve kilometrike, asgjë nuk shihej në horizont për Pizaron. Por eksplorimi vazhdoi . Pas shtatë muajve me urinë, mushkonjat dhe betejat me grabiqarët ai gjeti pak gjë.
Pas kthimit në Panama, garantuesit i thanë Pizaros se kishte falimentuar, kur i kërkoi para guvernatorit të ri, Del Riosi u tall me të. Pizaro shkoi në Spanjë dhe u përpoq të takonte mbretin Karl I të Spanjës dhe Karl V (që ishte gjithashtu, perandori i shenjtë romak). Atëkohë në Spanjë ndodhej Herman Kortesi, i cili ndërhyri te perandori për Pizaron.
Në këtë mënyrë, Pizaro mori një mandat perandorak dhe para të mjaftushme për të qënë i pavarur nga Del Riosi.-
Pizaro dhe Almarago u nisën nga Panamaja, në 1531. Ata tri anije 183 njerëz, 37 kuaj. E megjithatë ishte një forcë mjaft e vogël për të ppushtuar perandorinë më të madhe të hemisferës perëndimore.
Mbreti inkas, Atahualpa kishte një ushtri prej 80 000 vetësh. Por Pizaro kishte, sigurisht, armë të cilat nuk ishin parë kurrë në Amerikën e Jugut, mushqeta, topa si dhe shpata me teh të çeliktë.
Armiku i Pizarros, Atahualpa, kishte dalë fitimtar nga një luftë civile e tre viteve më parë e cila kishte rezultuar me kapjen e rivalit dhe e gjysmë-vëllait të Atahualpës nga ai vetë. Kështu që perandori i ri inkas nuk shikonte arsye t’i merrte seriozisht një dorë “banditësh dhe hajdutësh”.
Pizaro e takoi Atahualpën në Kajamarkë në vitin 1532. Konkuistatorët predikonin për idealet e tyre të krishtera dhe spanjolli i parë që iu afrua Atahualpës ishte një prift. Ai i ofroi Biblën perandorit, duke i thënë se fjalët e Zotit janë thënë në këtë libër.
Inkasit, ndryshe nga aztekët, nuk kishin libra. Me sa dukej Atahualpa priste që libri t’i fliste. Prifti u përpoq t’ia hapte biblën, por perandori i fyer, ia shtyu krahun. Ai e hapi vetë biblën, por, meqë shenjat e çuditshme në faqet e saj iu dukën pa kuptim, e flaku përdhe.
Në atë moment prifti u klithi spanjollëve të sulmonin. Në pak orë burrat e Pizaros vranë 7 000 inkas, më pas ata zunë rob Atahualpën. Ishte një strategji e mirëmenduar pasi pa perandorin e tyre, që inkasit e shikonin si një Zot, ata nuk bënin asgjë. Tashmë Pizaro paralizoi një perandori të tërë vetëm me grabitjen e perandorit të saj.
Edhe pse spanjollët kërkuan një vlerë të madhe për t’iu kthyer perandorin Pizaro nuke mbajti premtimin dhe e vrau Atahualpën. Pas kësaj Pizaro vendosi një perandor kukull, Manko Kapak, i cii më vonë u rebelu dhe luftoi në male. Por rezistenca e fundit inkase u shua në 1536.
Francisko Pizaro vdiq në pallatin e tij në Lima, më 26 qershor 1541. Francisko Pizaro e pushtoi Perunë me një kombinim të guximit, pamëshirshmërisë dhe fatit. Ndonëse metodat e tij janë vënë në pikëpyetje, askush nuk mund ta mohojë se ai e ndryshoi historinë.