MENU
klinika

Kampionët 'thyejnë' akullin

Partizani gjen fitoren e parë/ Skënderbeu përmbys Laçin!

28.08.2019 - 19:04

Partizani, kampioni në fuqi i Kategorisë Superiore, ka marrë fitoren e parë në kampionatin 2019-20 pasi ka mundur 1-0 në transfertë skuadrën e Luftëtarit.

Skuadra e Lerda-s, që e nisi kampionatin me një humbje 1-0 kundër Kukësit, i ka mjaftuar një gol në minutën e 15-të për të marrë tri pikët. Gol që është realizuar nga Bruno Telushi, i cili ka mposhtur portierin e gjirokastritëve me një gol të bukur me kokë.

Fitore edhe për Skënderbeun e Ilir Dajës, që ka mposhtur 2-1 me përmbysje në transfertë skuadrën e Laçit.

Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Nwabueze, i cili ka përfituar nga gabim në mesfushë i korçarevë.

Përmbysja e korçarëve, që tani kryesojnë renditjen me pikë të plota, ka ardhur në pjesën e dytë. Ka qenë Bregu që ka barazuar me një gol të mrekullueshëm fluturimthi në minutën e 48-të, ndërsa Otto John ka realizuar të dytin në të 66-ën me një goditje të bukur me të djathtën.

Nuk ka patur fitues në ndeshjen e zhvilluar mes Bylis dhe Vllaznisë, e mbyllur në barazim pa gola.